City, 65 milionë për Pato ose Torres

24/09/2010 15:30

Manchester City është në gjueti për një sulmues të aftë të shënojë në vazhdimësi.

Pas interesimit për Benzema, tashmë në listën e Mancinit qëndron edhe bomberi i Milanit, Alexandre Pato. Sipas faqes angleze, “Caughtoffside”, Roberto Mancini ka marrë “ok”, duke ofruar plot 64.5 milionë euro.

Në rast se kuqezinjtë refuzojnë ofertën e manjatit Mansour, atëherë Fernando Torres është alternativa e brazilianit. Në garë për Paton është edhe Chelsea, por shuma marramendëse që City ofron, mund të rezultojë vendimtare në këtë garë.

Nga ana tjetër, edhe Liverpool nuk do mendohej dy herë për një ofertë të tillë, pasi me 65 milionë euro ka mundësi të dalë në merkato për rusin Roman Pavlyuchenko dhe talentin meksikan  Giovani Dos Santos.

Top Channel