“Unë vij nga atdheu i Maradonës”

24/09/2010 19:00

Nga vendi i tangos, futbollit dhe Che Guevara-s, nuk janë të shumta sinjalet që vijnë në Shqipëri.

Një komunitet i vogël shqiptarësh ishte dikur një urë lidhëse, origjina shqiptare e Ernesto Sabatos. Por a ka ndodhur edhe procesi i kundërt?. A i ka dërguar edhe Argjentina “ambasadorët” në këtë pjesë të botës? Do takojmë Markon, një nga argjentinasit e paktë të Shqipërisë. Ai ka disa muaj që ka ardhur si trajner atletik për përgatitjen e sportistëve të ndryshëm.

“Kam ardhur ne Shqiperi qe ne muajin janar, dhe minimumi qe do te rri ketu eshte 1 vit sipas kontrates qe kam  firmosur, pastaj do e vendos nese do e qendroj apo do te iki ne ndonje vend tjeter te Europes”, shprehet ai. Kur përmendim Shqipërinë është Nënë Tereza dhe Kadareja, kur përmendim Argjentinën, Che Guevara dhe Maradona. “Ndiej krenari per dy personazhet si Che dhe Maradona, me rendesi boterore. Che me humanitetin e tij pamvaresisht se ne Argjentine nuk njihet ashtu sic duhet por e shohin edhe si rebel ndersa Maradona na ka bere te mundur te na hape dyert jashte vendit”, shton Marko.

Ai thotë se argjentinasit janë të aftë në profesionin e tij por aty mungojnë rastet për të ushtruar aftësitë. “Argjentina po kalon nje epoke krize si ekonomike ashtu edhe politike. Njerzit per momentin jane ne nje situate te padurueshme. Kane filluar te lene menjane vlerat e familjes dhe per ne eshte e veshtire te bejme nje jete normale”, vijon ai.

Sipas Markos, në vendin tonë ka siguri ecën qetesisht ne rruge, njerezit jane te miresjellshem e te dashur dhe sillen shume mire me te huajt, nderkohe qe sipas tij, ne Argjentine keto vlera kane humbur. “Per ne si atletë eshte e rendesishme qe hapat e para t’i hedhesh ne vendin tend. Pasi kam punuar ne disa divizione te larta hapi tjeter ishte telargohesha nga Argjentina per te punuar ne Europe si ne Itali Spanje Angli etj. Shqiperia eshte hapi i parte per t’iu afruar sa me shume  ketyre vendeve”, pohon Marko.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel