Van Nistelrooy kërkon shtyrjen e kontratës

23/09/2010 13:25

Ruud van Nistelrooy ka kërkuar përsëritjen e kontratës me Hamburgun. I ardhur nga Reali Madridit, ish sulmuesi i United ka deklaruar se e gjen veten shumë mire në ekipin gjerman.

Edhe pse është 34 vjeç, thotë se ka ndërmend të luajë edhe për disa vjet të tjerë.

“Ende zbavitem teksa bëj stërvitje, kontrata ime është duke skaduar, por nëse Hamburgu ka dëshirë, do isha i lumtur ta rinovoja”, është shprehur ai.

“I jam mirënjohës këtij klubi, ardhja këtu ka qenë zgjedhja më e mirë pasi kam lënë Madridin”, shtoi ai.

Top Channel