Serena Williams nuk do të jetë në Tokio

23/09/2010 11:05

Serena Williams, numri një i botës që mungoi në Us Open, është e detyruar të mos marrë pjesë edhe në turneun e WTA të Tokios, që fillon të hënën.

Tenistja nuk mund të luajë për një dëmtim në këmbën e djathtë.

Williams, 28 vjeçe, nuk ka marrë ende veten nga një e çarë në këmbë e bërë në korrik në një restorant të Mynihut.

Top Channel