Hamsik rinovon me Napolin

23/09/2010 18:55

Marek Hamsik ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2015, duke u mbyllur derën disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Sllovaku i kërkuar me ngulm nga të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër, ka zgjedhur të ndjekë zemrën, duke qëndruar në Napoli. “Jam shumë i lumtur për rinovimin. Kam theksuar përherë se tek Napoli jam mirë sepse është një qytet që e dua dhe ndihem si i shtëpisë”, shprehet mesfushori.

Ndërkohë, presidenti De Laurentis ka shtuar: “Rinovimi i tij tregon se Napoli do të rritet bashkë me talentet e tij për të udhëtuar drejt kufijve të rinj”.

Top Channel