Bajerni, Van Gaal: Nuk kam rinovuar kontratën

23/09/2010 14:30

Asnjë rinovim kontrate për Louis van Gaal që është duke i skaduar marrëveshja me Bajernin.

Ai ka përgënjeshtruar një pjesë të mirë të shtypit gjerman.

“Kam lexuar gazetat ku thuhej se kisha arritur një marrëveshje deri në 2012-ën. Përgënjeshtroj këtë lajm sepse përpara firmosjes do doja të vendosja kushte që ndoshta shoqëria nuk i pranon”, është shprehur ai.

Top Channel