SHBA, vret veten, nuk duronte stolin

22/09/2010 11:00

Egoja personale dhe pasioni për futbollin amerikan e kane cuar deri në vetevrasje lojtarin 23 vjecar të Denver Broncos.

Vendimi i trajnerit për ta lënë në stol ka rezultuar fatal për të riun, i cili, duke mos e duruar dot mosaktivizimin në fushë, i ka dhënë fund jetës. Policia ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen edhe pse tashmë skenari mund të jetë i ditur për të gjithë.

McKinley u ble në vitin 2009 nga skuadra që militon në Ligën Kombëtare të Futbollit dhe luajti në 8 ndeshje para se të gozhdohej në stolin e rezervave për shkak të një problemi në gju. “Jemi të gjithë të shokuar”, shprehet presidenti i skuadrës Pat Bowlen.  

Top Channel