Serie A, anulohet greva e javës së pestë

22/09/2010 09:00

Liga e Futbollit dhe Shoqata Italiane e Lojtarëve kanë arritur një marrëveshje duke anuluar vendimin e lojtarëve për të mos luajtur në ndeshjet e javës së pestë të Serie A këtë fundjavë.

Të dyja palët kanë arritur të bien dakort në 6 nga 8 pikat e diskutuara. Pak ditë më parë, shoqata e futbollistëve, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Massimo Oddo njoftoi grevën për shkak të kontratave kolektive, për të cilat lojtarët nuk ishin dakort.

Nga ana tjetër, Liga e Futbollit ka marrë masa, duke ndryshuar disa nga pikat e ligjit të ri, cka ka bërë që situata të zhbllokohet. Ndërkohë, sot në mbremje do të luhet java e katërt ku takimi më i nxehtë do jetë ai i mbremjes, Lazio-Milan.  

Top Channel