
Drejtuesit e shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Londër shprehen se ata janë harruar duke u lënë jashtë programit që Ministria shqiptare e Arsimit ka për dërgimin e materialeve mësimore të gjuhës shqipe.Â
Disa ditë më parë kjo minsitri deklaroi se ka në dispozicion një fond për dërgimin e librave për fëmijët që studiojnë gjuhën shqipe në Greqi dhe Itali.
Nga të dhënat që paraqesin 8 shoqata shqiptare në Angli, të cilat organizojnë klasa në gjuhën shqipe, mësohet se 1,745 nxëns janë regjistruar të ndjekin studimet e gjuhës amtare këtë vit shkollor.
Esat Brace, drejtor i shoqatës “Nënë Tereza†që vepron në veri të Londrës, thotë se gjatë tre muajve të fundit i ka dërguar disa mesazhe elektronike Ministrisë së Arsimit, madje edhe vetë kryeministrit Berisha dhe askush nuk i është përgjigjur.
Sipas tij, janë 300 nxënës shqiptarë në veri të Londrës që janë detyruar të paguajnë vetë për blerjen e abetareve pas heshtjes së institucioneve shqiptare.
Drejtuesit e “Shpresa Programmeâ€, në lindje të Londrës, ndajnë po të njëjtin shqetësim. Gjatë të gjithë kohës që nga dita e parë e hapjes së klasave shqipe 6 vite më parë, kjo shoqatë nuk ka marrë asnjë libër nga shteti shqiptar.
“Ndodhemi përballë dëshirës së madhe të shumë nxënësve që duan të mësojnë gjuhën shqipe, por nuk kemi bazë materiale. Thjesht kemi siguaruar disa fotokopje teksteshâ€, thotë Pranvera Smith nga shoqata “Iliria†në qytetin e Birmingamit, ku priten të hapen dy klasa të gjuhës shqipe.
Zamira Ruspi, drejtoreshë e shoqatës “Mother Terezaâ€, tregon se vitin e shkuar Ministria e Armisimit kishte dërguar 300 tekste, por kërkesa këtë vit për të mësuar gjuhën shqipe nga fëmijët e emigrantëve sa vjen e shtohet.
Megjithë përpjekjet e këtyre shoqatave, numri i atyre fëmijëve që studiojnë gjuhën shqipe në Britaninë e Madhe është shumë i ulët, duke u llogaritur vetëm në 1%.
Vërehet një tendencë e emigrantëve shqiptarë për të komunikuar me fëmijët në Anglisht, që do të thotë zbehje deri në zhdukje graduale të gjuhës shqipe për brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë në Britani, që jozyrtarisht besohet të jënë mbi 100 mijë persona.
Top Channel