La Liga, Real Madrid vazhdon serinë e fitoreve

22/09/2010 08:45

Real Madrid-i i trajnerit Jose Mourinho sepse nuk po fal asnjë skuadër që i del përpara.

Në javën e katërt të La Liga, skuadra “Merengues” ka mundur pastër 3-0 katalanasit e Espanyol, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Golin e parë e shënoi Ronaldo me penallti në minutën e 28-të dhe më pas thelluan sulmuesit kryesorë Higuain e Benzema në pjesën e dytë të takimit.

Ndeshja u karakterizua nga loja e ashpër për shkak të daljes me karton të kuq të madrilenit Pepe dhe katalanasve Galan e Forlin. Në këto 4 ndeshje të para ndihet dora e trajnerit luzitan, i cili dallohet për lojë racionale por rezultate pozitive.

Barcelona që ka 4 pikë më pak do të ndeshet sot me Gijonin. Në dy takimet e tjera, Athletic Bilbao mundi me të njëjtin rezultat Majorkën dhe Osasuna 3-1 Real Sociedadin.

Top Channel