Golat fantazëm, UEFA: Më mirë syri njerëzor

22/09/2010 21:40

Për UEFA-n, është më mirë syri njerëzor, sesa teknologjia në kontrollimin e linjës së portës për të parë rastet e dyshimta të shënimit të golit.

Kjo është në thelb përfundimi i nxjerrë nga organit më i madh i futbollit evropian pas një mbledhjeje tre ditore në Madrid me trajnerët e kombëtareve të kontinentit të vjetër.

Përsa i përket formatit të ri për kualifikimin në Evropian të 2012-ës, me ndeshjet të martën dhe të premten, trajnerët kanë shprehur aprovimin e tyre.

Top Channel