Gjyqtari që “eleminoi” Italinë, kapet me heroinë

22/09/2010 01:20

Ish-gjyqtari ekuadorian, Bajron Moreno i njohur për vendimet e tij të dyshimta në ndeshjen Koreja e Jugut-Itali që solli eleminimin e axurrëve nga botërori i Japonisë dhe Koresë së Jugut në 2002, u ndalua me 6 kilogram heroinë në aeroportin JFK në SHBA.

Lajmi njoftohet nga agjencia e anti-drogës në Shtetet e Bashkuara, DEA, e cila saktëson se Moreno kishte fshehur lëndën narkotike nën pantallonat e tij.

Aktualisht Bajron Moreno punon si komentator sportiv në një radio në Ekuador.

Top Channel