City, Mancini: Të ndryshojmë mentalitetin

22/09/2010 17:35

Manchester City ka nevojë për një ndryshim mentaliteti pas shumë ankesave që po ndodhin në dhomat e zhveshjes. Ky është mendimi i trajnerit të ekipit Roberto Mancini.

I fundit që është shfryrë përpara shtypit është Shay Given, pasi ka humbur fanellën e titullarit në ekip.

Përpara tij, të njëjtën gjë ka bërë edhe Emmanuel Adebayor, që ishte ankuar se ka përfunduar në pankinë.

“E kuptoj se kush nuk luan nuk është i kënaqur. Edhe unë kam qenë një futbollist dhe e di se si ndihesh. Por nëse duam të arrijmë objektivat tanë, duhet të ndryshojmë mentalitet. Nuk është e mundur që çdo tre ditë një futbollist të lërë intervista sepse nuk luan”, është shprehur Mancini.

Top Channel