Carling Cup, “gjunjëzohen” të mëdhenjtë

22/09/2010 23:50

Chelsea, Liverpul e Manchester City, këta janë emrat e mëdhenj të futbollit anglez që i thonë lamtumirë “Carling Cup”, pasi u eleminuan nga skuadra mëse modeste në ndeshjet e luajtura mbrëmjen e sotme.

Blutë e Ancelotit u mundën me rezultatin 3-4 nga Newcastle edhe pse kaluan të parët në avantazh me Aanholt që në minutën e 6 të takimit. Miqtë, debutues këtë sezon në Premierligë, përmbysën gjithçka teksa barazuan me Ranger dhe kaluan në avantazh me Taylor në minutën e 39 të takimit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Neëcastle.

Në fraksionin e dytë miqtë befasojnë sërish teksa gjejnë golin e tretë me Ameobin. Chelsea rigjen forcën e barazon me një dopjetë të Anelkas, fillimisht në minutën e 70 e pastaj në të 86. Por pikërisht kur mendohej se takimi do t’i drejtohej kohës shtesë, Newcastle trondit sërish skuadrën e Ancelotit teksa gjen golin e katër dhe kualifikues për në raundin e mëtejshëm sërish me Ameobin.

Supriza tjetër e kësaj mbrëmjeje ishte Northampton, skuadër e Ligës së II angleze që mundën Liverpulin 2-4 falë goditjeve të 11 metërshave, pasi 120 minutat e lojës përfunduan në barazim 2-2.

Edhe Manchester City u eleminua nga një tjetër emër modest në futbollin anglez. West Bromwich mundën skuadrën e Mancinit me rezultatin 2-1.

Ndërkohë që asnjë surprizë nuk u dhurua në takimet e tjera. Ashtu siç edhe pritej, Manchester United fitoi 2-5 ndaj Scunthorpe, Aston Villa 3-1 ndaj Blackburnit dhe Wigani 2-1 ndaj Prestonit.

Top Channel