Briatore: Rikthimi i Schumacher, gabim i madh

22/09/2010 14:00

Flavio Briatore, personi që promovoi kampionin Michael Schumacher në botën e Formula 1 deklaron se rikthimi i gjermanit në pista është një veprim i gabuar.

“Në momentin e firmës mendoi se mori vendimin e duhur por e ka kuptuar se bëri një gabim shumë të madh. Ai e ka kuptuar se pilotët e rinj janë më të shpejtë dhe të motivuar”, shprehet ish shefi i skuadrës Renault, me të cilin Schumi ka fituar 2 tituj kampion. Aktualisht Michael po bën një sezon për t’u harruar me makinën Mercedes GP.

Top Channel