Brazil, Santos, pushohet tekniku

22/09/2010 16:00

Trajneri i Santos, Dorival Junior, është pushuar nga puna pasi ka refuzuar të nxjerrë në lojë Neymar, edhe pse një gjë e tillë i është kërkuar nga shoqëria.

Talenti i ri brazilian, 18 vjeç, është dënuar së fundmi nga klubi për të paguar një gjobë për fyerjen e trajnerit, shokëve dhe kapitenit të Santos.

Megjithatë drejtuesit i kishin kërkuar Dorival Junior angazhimin e tij në garën kundër Corinthians.

Top Channel