Arrestohet për përdhunim mbrojtësi i Sunderland

22/09/2010 15:15

Mbrojtësi i Sunderland, Titus Bramble është arrestuar në Newcastle, në veri të Anglisë, me akuzën e përdhunimit.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i policisë.

Bramble, 29 vjeç, ka përfunduar në burg së bashku me një tjetër person 30 vjeçar pasi është konsideruar i përfshirë në një rast dhune seksuale që ka ndodhur në një hotel në qendër të Newcastle.

Mbrojtësi në të shkuarën ka luajtur pikërisht për skuadrën e qytetit.

Top Channel