Angli, gazetarja “prostitutë” josh 4 futbollistë

22/09/2010 13:10

Mediat investigative në Britani e lidhin edhe më shumë futbollin e këtij vendi me jetën e natës dhe prostitucionin.

Pas skandalit më të fundit ku u zbuluan emrat e tre prostitutave më të cilat ka shkuar sulmuesi Wayne Rooney, një gazetare investigative i ka shkuar më ne brendësi cështjës. E maskuar si një prostitutë, ajo ka peshkuar 4 yje futbolli në Angli dhe e gjithë kjo ndodhi brenda pak orësh.

E veshur vetëm me një fustan të reduktuar në përmasa, gazetarja rrëfen për “Daily Star” se ka nxjerrë në pah veset e lojtarëve. Lauren Veveers ka hedhur në rrjetë mesfushorin e Blackburn, El-Hadji Diouf, i cili ka rezultuar edhe me i vendosuri për të shkuar në shtrat me gazetaren.

Emra të tjerë janë edhe Jimmy Bullard i Hull City, Michael Tonge i Stoke City dhe Matt Duke po i Hull City. Që të gjithë e kanë ftuar “prostitutën” në një dhomë hoteli, larg nga sytë e kureshtarëve dhe paparacëve.  

Top Channel