Qytetaret kërkojnë abonetë

21/09/2010 15:55

Abonetë për të udhëtuar me linjat e transportit publik në Tiranë  rrezikojnë të mos funksionojnë më, nëse institucionet shtetërore nuk plotësojnë kërkesat e kompanive që ofrojnë këtë shërbim.

As invalidet, pensionistët apo kategori të tjera nuk do të udhetojnë më falas.

Nisur dhe nga permiresimi i kushteve me investimet qe kane bere operatoret e linjave te transportit publik shprehen se Ministria e Financave nuk e ka bere kompensimin e aboneve apo te kartes se invalidit dhe veteranit.

“Kërkojmë nga Ministria që të përcaktohet formula e subvencionit për shërbimit urbane, të bëhet rimbursimi 100 përqind, licensa të zgjatet nga 5 në 10 vjet, ndërkohë që nga bashkia kërkojmë uljen e taksave vendore. Në rast se nuk plotësohen kërkesat deri në nëntor, ne nuk do t’i njohim më abonetë”, thotë Ferdinand Ibrahimi, operator i Linjës së transportit publik.

Drejtoria e Transporteve ne bashkine e Tiranes shprehet se bashkia i ka propozuar keshillit bashkiak lehtesimin e ketyre operatoreve nga taksat.

Operatoret e linjave te transportit publik shprehen se ende nuk eshtë ne plane te tyre ndrycimi i cmimit te biletes, pavarësisht se kane kosto te larte.

Top Channel