Moratti: Mourinho u largua nga dritarja

21/09/2010 21:20

Kur kanë kaluar disa muaj që nga largimi i trajnerit Mourimho, emri i tij vazhdon të shkaktojë ende emocione dhe reagime në ambientet zikaltër.

Këtë herë ka folur presidenti Massimo Moratti për ish teknikun e tij, duke zgjedhur metaforën. “Le ta shikojmë si një burrë që tradhëton gruan dhe meqë e do shumë dhe nuk ka kurajo t’ia thotë, largohet nga dritarja”, shprehet pronari i Interit, duke shtuar se vazhdon të ruajë një respekt të madh për portugezin.

Në vijim ai ka theksuar se Mourinho dhe Herrera kanë bërë histori si trajnerë tek Interi dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta. “Gjenialitetin, profesionalizmin dhe mbi të gjitha punën”, përfundon Moratti.  

Top Channel