E fejuara e Casillas: Ronaldo egoist

21/09/2010 16:00

Talenti i sulmuesit Cristiano Ronaldo është i padiskutueshëm, por prej kohësh thuhet nën zë se portugezi është një egoist i vërtetë në fushën e lojës.

Të paktën, këtë gjë nuk e thonë me zë të lartë shokët e skuadrës, por ndoshta kjo kuptohet nga deklarata e të fejuarës së Casillas, Sarah Carbonero. Gazetarja që u bë e famshme për shkak të puthjes live pas fitores së Kupës së Botës, tashmë hidhet në sulm.

“Cristiano Ronaldo është egoist dhe individualist. Kështu ka qënë përherë”, shprehet bukuroshja spanjolle në një intervistë për “Tele 5”. Më tej ajo shton dozën e kritikave, duke theksuar se nuk është pozitive që ai sillet në këtë mënyrë pasi u ble plot 96 milionë euro.

Carbonero ka embëlsuar gojën kur iu kërkua të fliste edhe për trajnerin Jose Mourinho. “Eshtë një trajner që përfshihet shumë në dhomat e zhveshjes dhe shqetësohet edhe për jetën private të lojtarëve, tamam ajo që i mungonte Realit”, përfundon e fejuara e gardianit të portës “Merengues”.  

Top Channel