Bajern i falet sekondave shtesë me Hofenhaimin

21/09/2010 22:50

Skuadrat e mëdha shihen në momentet e vështira dhe këtë gjë e ka treguar Bajerni i Mynihut në këtë javë të pestë të Bundesligës përball Hofenhaimit. 

Edhe pse skuadra vendase kalon në vanatazh që në sekondat e para të ndeshjes, në minutat në vazhdim skuadra e Van Gal është treguar superiore duke krijuar disa raste për të shënuar, por nuk kanë mbetur pas edhe vendassit të cilët godasin edhe shtyllën pingule në mbylljen e pjesës së parë. Gjithsesi 45 minutëshi është mbyllur në avantazh të Hofenhaimit 1-0. Pjesa e dytë ka një tjetër ritëm për Bajernin i cili kërkon me ngulm golin e barazimit. Bavarezët ia dalin mbanë në minutën e 62-të, kur Riberi arrin të depërtojë nga e majta duke goditur në atë mënyrë që portiere i Hofenhaimit vetëm grushton duke i dhënë Mylerit një top të artë me portë të boshatisur. Sulmuesi i Bajernit nuk mund të gabojë dhe shifrat barazohen në 1-1, por në këtë rast goli Van Gal humbet edhe francezin Riberi i cili dëmtohet në kavilje. Deri në minutat e fundit u duk se ndeshja po shkonte drejt përfundimit në barazim 1-1, por Bayerni gjen edhe golin e dytë edhe pse në pozicion jashtë loje, me Van Bujten, i cili shfrytëzon asistin e dhënë me kokë nga Oliç. Edhe pse kanë arritur të sigurojnë këto tre pikë bavarezët mbeten 7 pikë larg Mainzit që mbetet në krye pasi ka fituar në këtë javë 2-0 me Këlnin. .

Top Channel