Seedorf: Milani i vërtetë, pas një muaji

Clarence Seedorf mendon se fytyra e vërtetë e Milanit do të shihet pas një muaji.

“Kemi futur dy kampionë të mëdhenj që nuk kanë qenë me ne gjatë gjithë muajit. Jemi përballur me një skuadër si Cesena në gjendje shumë të mirë, së cilës, ashtu si edhe me Katanian, i kemi lëshuar tepër terren”, theksoi Seedorf.

“E dimë që të tilla situata duhet të eleminohen dhe jemi duke punuar për këtë”, është shprehur futbollisti kuqezi.

Top Channel