Portugalia, bie Mou, synohet Bento

20/09/2010 21:25

Përfundon opsioni Mourinho, Portugalia ka ndërmend të marrë Paulo Bento si trajner të kombëtares.

Sipas shtypit lokal, ish tekniku i Sporting Lisbona është takuar me presidentin e federatës, Gilberto Madail për të biseduar mbi kushtet e kontratës.

Ndoshta të martën do të bëhet edhe njoftimi zyrtar.

Për momentin Federata nuk ka lënë asnjë koment zyrtar.

Top Channel