Mourinho, dhjetë vjet si trajner

20/09/2010 19:40

Tekniku portugez i Realit të Madridit, José Mourinho feston sot 10 vjetorin si trajner, që kur ka firmosur kontratën e parë.

Në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “As”, ai ka shprehur dashurinë për Realin.

“Të stërvisësh skuadrën është sikur të shkosh në Hënë. Është më i miri i të gjithë klubeve, më i miri në botë duke e parë nga prestigji”, deklaron Special One.

Një karrierë e filluar 10 vjet më parë me suksese në Porto, më pas Chelsea “që mendoja se ishte pasioni i jetës sime”, deri në mbërritjen në shtëpinë e Interit.

Në dhjetë vjet ai thekson se nuk ka ndryshuar: “Kam entuziazmin e fiillimit. E quaj veten si një Ferguson i ri, edhe në moshën 70 vjeçare do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe do të jem në një pankinë”.

Trofetë e José Mourinho si trajner

Kombëtare:
1 Kupa Catalunya (Barcelona 2000)
2 Kampionatet portugeze (Porto 2002-2003, 2003-2004)
1 Kupa e Portugalisë (Porto: 2002-2003)
1 Superkupa e Portugalisë (Porto 2003)
2 Kampionatet angleze (Chelsea 2004-2005, 2005-2006)
1 FA Cup (Chelsea 2006-2007)
2 Carling Cup (Chelsea: 2004-2005, 2006-2007)
1 Community Shield (Chelsea 2005)
2 Trofetë italianë (Inter: 2008-2009, 2009-2010)
1 Superkupa e Italisë (Inter: 2008)
1 Kupa e Italisë (Inter 2009-2010)

Ndërkombëtare:
2 Champions League (Porto: 2003-2004; Inter: 2009-2010)
1 Kupa UEFA (Porto 2002-2003)

Top Channel