Milito rebelohet: Pse zëvendësohem unë?

20/09/2010 11:00

Me dy golat e shënuar dje në Palermo, Samuel Eto’o ka eklipsuar totalisht sulmuesin argjentinas Diego Milito që nuk po kalon një periudhë pozitive pasi nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë sezon.

Lojtari më i mirë i sezonit të shkuar ka ndezur një polemikë në kampin zikaltër, duke kritikuar teknikun Benitez për zevëndësimet e vazhdueshme. “Zëvendësohem përherë unë? Kështu nuk shkon dhe duhet të flas”, mbrohet Milito.

500 minuta pa shënuar janë shumë për një lojtar që jeton me golin dhe kjo po ndikon edhe më shumë në gjendjen mendore të sulmuesit. Nga ana tjetër, Benitez ka reaguar duke shuar cdo polemikë. “Milito nuk shënoi në disa raste dhe në fund ishte i zhgënjyer por kam folur me të dhe e kam mbështetur. Këtë vit do shënojë shumë por duhet të rrijë i qetë pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Skuadrën e ka ndihmuar shumë duke krijuar hapësira të mëdha”, thekson spanjolli.     

Top Channel