Messi do të mungojë vetëm dy ndeshje

20/09/2010 16:25

Leo Messi duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë vetëm për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës, në takimet ndaj Sporting Gijon dhe Bilbao.

Pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi që Messi mund të qëndrojë më pak pushim nga sa ishte folur duke sjellë clirim te trajneri Guardiola.

Rezonanca manjetike konfirmoi se futbollisti ka probleme të lehta në pjesën e brendshme dhe jashtme te kaviljes së djathtë. Leo Messi do të humbasë vetëm dy ndeshjet e ardhshme dhe pritet që ai të jetë në formën e duhur ne transfertën kundër ekipit rus të Rubin.

Messi ka qëndruar në spital më shumë se një orë dhe prej andej ka dalë më i qetë.

Top Channel