Barcelona, Ujfalusi i kërkon falje Messi-t

20/09/2010 20:50

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi i ka kërkuar zyrtarisht falje Messi-t për faullin e rëndë që i shkaktoi dje.

“Dua t’i kërkoj falje publikisht sepse, sinqerisht, nuk e kisha ndërmend. Doja të merrja topin, por nuk ia dola dhe këmba ime përfundoi në kaviljen e tij”, është shprehur ish-futbollisti i Fiorentinës.

Në përfundim të ndeshjes Ujfalusi kishte provuar t’i kërkonte falje Messi-t, ndërkohë që mengjesin e sotëm i dërgoi edhe një sms.

Top Channel