Seria A, Juventus rikthehet tek fitorja

19/09/2010 17:00

Pas 3 barazimeve radhazi, 2 në Serinë A dhe një në Europa Ligë, Juventusi i Del Nerit rikthehet bindshëm tek fitorja.

Bardhezinjtë torinezë mundën me rezultatin 4 me 0 në transfertë Udinezen që edhe pas javës së tretë mbetet në kuotën e 0 pikëve.

Golat u shënuan nga Bonuci në minutën e 18, Kualjarela në të ’24, Markisio ’43 dhe Jakuinta në të ’77.

Kampionët në fuqi të Interit në ndeshjen ndaj Palermos,  edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazhin e një goli, përmbysin gjithçka në fraksionin e dytë duke fituar 1-2 dhe duke u larguar nga fusha e vështirë e siciliane me 3 pikë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Bolonja shtang Romën e Ranierit në Olimpiko teksa i ka rrëmbyer një barazim në sekondat e fundit të takimit duke barazuar 2-2. Parma barazoi me Xhenoan 1-1, Kievo u mund nga Breshia në shtëpinë e vet me rezultatin 0-1, Cezena fitoi falë golit të Erjon Bogdanit ndaj Leces 1-0 dhe Bari barazoi pa gola me Kaljarin.

Ndeshja e mbrëmjes mes Sampdoria dhe Napolit mbyll javën e 3-të të Serisë A.

Top Channel