Superliga, Dinamo përkohësisht në krye

18/09/2010 18:05

Dinamo ka fituar 1-0 ndaj Shkumbinit në “Qemal Stafa” dhe ka marrë përkohësisht kreun e Superligës.

Fatin e lojës e vendosi Elis Bakaj me golin e tij në minutën e ‘59. Sulmuesi 23 vjecar me një gjuajtje nga jashtë zone ka dërguar topin në rrjetë duke nxjerrë të pavlefshme përpjekjet e portierit Kotorri.

Peqinasit janë përpjekur të barazojnë por nuk ia dolën, kjo për mungesë të finalizimit të rasteve të tyre.

Me të njejtin rezultat minimal ka fituar edhe Laci në fushën e vet me Elbasanin. Goli i fitores për lacianët e shënoi Mile në minutën e ‘74. Një sukses ky i kurbinasve që i ngjit ata në kuotën e 7 pikëve.

Si Dinamo ashtu dhe Laci janë në pritje të ndeshjeve të së dielës dhe të hënës për të mësuar dhe renditjen e tyre përfundimtare në klasifikim pas javës së 4-t.

Top Channel