Sanderlend-Arsenal mbyllet në barazim

18/09/2010 21:50

Është mbyllur me rezultatin 1-1 takimi i shumëpritur me Sanderlend dhe Arsenal, i vlefshëm për javën e pestë të Premier Ligës.

Autorë të golave ka qenë Fabregas për topcinjtë, në minutën e ’13 dhe Bent për vendasit 5 minuta para përfundimit.

Në krye të klasifikimit ndodhet Celsi me 12 pikë, e ndjekur nga Arsenal me 11, Mancester UTD dhe Totenhem me 8, Njukestëll, Fulhem, Aston Vila, Bllekpull dhe Uest Bromuic me nga 7, Sanderlend, Birmingam dhe Bolton me nga 6, Mancester Siti dhe Uigan me 4, Everton me 2 dhe Uest Hem me 1 pikë.

Ndërkohë, nesër do të luhen ndeshjet e tjera Mancester Junajtid-Liverpul, Uigan-Mancester Siti dhe Celsi-Bllekpull.

Top Channel