Peshëngritje, turkja Tajlan thyhen rekordin

18/09/2010 20:35

Peshngritësja turke Nurxhan Tajlan ka thyer rekordin botëror në stilin e shtytjes, duke fituar medaljen e artë në kategorinë 48 kg për femra në botërorin e peshngritjes që po zhvillohet në Antalja.

Tajlan zuri vendin e parë në stilin e shkëputjes me 93 kg, ndërkohë që me 121 kg të ngritura në stilin e shkëputjes, peshngritësja turke theu rekordin botëror që mbahej nga kinezja Cen Xiexia me 120 kg në 2007.

Tajlan, kampione olimpike në vitin 2004, ngriti në total 214 kg duke i zënë vendin e parë bashkëkombases së saj Sibel Ëzkan, që u rendit e dyta me 205 kg. Në vendin e tretë u rendit kinezja Juan Tian me 204 kg.

Top Channel