Ferguson: Benitez ka shpenzuar shumë, pa fituar

18/09/2010 14:10

Nesër është në program Manchester United-Liverpool, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Premier League.

Edhe pse është hera e parë që pas 6 vjetësh, Ferguson nuk do të gjejë Rafa Benitez në pankinën e Reds, Sir Alex nuk humb rastin për të lëshuar një shigjetë për teknikun e Interit.

“Në vitet e fundit Liverpool ka shpenzuar më shumë para se United, por nuk ka fituar asgjë, edhe pse në skuadër kishin futbollistë të mëdhenj”, është shprehur Ferguson.

Marrëdhënia mes dy trajnerëve është prishur që prej episodit të 9 janarit 2009, kur Rafa në një konferencë për shtyp ka kritikuar ashpër kolegun e tij.

Top Channel