Eto’o: Do ta mbyll karrierën në Francë

18/09/2010 09:30

Samuel Eto’o kërkon të mbyllë karrierën e tij në Francë. Sulmuesi kamerunez ka shprehur dëshirën në “Canal Football Club”, programi i “Canal Plus”.

“Pas karrierës që kam bërë do ishte një ëndërr që të luaja në Paris Saint Germain. Por për nder të Roger Milla, nuk do të më kushtonte asgjë nëse do thosha se sezonin e fundit do ta luaja me Montpellier (ku legjenda e Kamerunit ka luajtur nga 1986-1989)”, është shprehur Eto’o.

Interisti, që mbush 30 vjeç marsin e ardhshëm, duket se nuk do të qendrojë gjatë me klubin zikaltër.

Top Channel