Supriza në Europa League, zhgënjen Juventus

17/09/2010 01:05

Një super Chiellini dhe goli fantastik i Del Pieros kanë shpëtuar Juventusin nga një dështim në Europa League dhe nuk i kanë mjaftuar që të startojë me fitore dhe 3 pikë këtë kompeticion.

Bardhezinjtë kanë barazuar 3-3 në Olimpiko me polakët e Lech Poznan. Dopjetës së Rudnevs juventinët i janë kundërpërgjigjur me dy golat të mbrojtësit Chiellini, ndërkohë që më pas vendasit kaluan për herë të parë në avantazh me supergolin e kapitenit veteran.

Por në fund polakët marrin 1 pikë falë golit të Rudnevs në minutat shtesë të ndeshjes.

ka marrë direkt kryesimin e grupit A Manchester City i Mancinit. Skuadra angleze ka fituar në transfertë 0-2 ndaj austriakëve të Salzburg falë golave të David Silvës dhe Jo.

Falë një loje mjaft të mirë në pjesën e dytë Liverpool ka shkatërruar 4-1Steauan e Bukureshtit. Jo Cole kaloi shpejt anglezët në avantazh, ndërkohë që     Tanase barazoi në të 13, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.

Rifillimi i lojës ishte sërish i mirë për Liverpool, që dyfishoi me Ngong me 11 metërsh, Lucas trefishoi rezultatin dhe në fund 21 vjeçari francez Ngong vulosi startin e mirë të anglezëve në Europa League.

Nuk kanë munguar suprizat në ndeshjet e para të këtij kompeticioni. Kanë pësuar humbje 3 skuadrat spanjolle Atletico Madrid, Sevilla dhe Villarreal, ndërkohë që nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë edhe Palermo dhe Anderlehti, të cilët janë mundur respektivisht nga Sparta Parga dhe Zenit.

Top Channel