Real Madrid, “jo” Portugalisë për Mourinho-n

17/09/2010 13:30

Real Madrid nuk pranon huazimin e Jose Mourinho-s tek kombëtarja e Portugalisë për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore me Islandën dhe Danimarkën.

Pas kërkesës së Federatës Portugeze të Futbollit, drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë pranuar që tekniku të shpërqëndrohet duke marrë përsipër misionin për të shpëtuar Portugalinë nga eleminimi për në Euro 2012.

Sipas gazetës “Marca”, Reali nuk do ta lëjojë teknikun. Këtë e thotë edhe gazeta tjetër “Mundo Deportivo”. Klubi merengues nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë në lidhje me këtë cështje.

Top Channel