Neymar, djaloshi “rebel” i Santosit

17/09/2010 10:40

Sulmuesi brazilian i Santosit, Neymar arrin gjithmonë të tërheqë vëmendjen rreth vetes edhe pse këtë herë, jo për ndonjë ofertë nga Chelsea apo ndonjë skuadër e madhe europiane.

18 vjecari që zotëron një talent të padiskutueshëm dhe krahasohet me italianin Cassano. Eshtë pikërisht temperamenti i tij që po i shkaktoin probleme në fushë pasi adoleshenti është grindur me trajnerin Dorival Junior, pasi ky i fundit nuk e lejoi të godiste një 11 metërsh.

“Futbolli brazilian po rrit një monstër pasi nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë”, shprehet drejtori i Atletico, Rene Simoes. Por nga ana tjetër, i ati i futbollistit u përpoq ta justifikonte gjestin e tij duke thënë: “Imagjinoni si mund të jetë një 18 vjecar gjithmonë i tensionuar. Debatet ndodhin por ai gaboi”.

Në fund ka ardhur edhe kërkesa e faljes nga ana e lojtarit. “Ju kërkoj falje të gjithëve pasi ndaj Atletico-s patë një Neymar shumë të ndryshëm. Do rikthehem lojtari që kam qënë përherë”, thekson 18 vjecari.  

Top Channel