Kaka-Inter, Oezil ndihmon Moratti-n

17/09/2010 11:10

Massimo Moratti thjesht e miratoi si mendim bashkimin e mundshëm të Kaka me Interin, por tashmë kjo ide merr rrugë.

Në njëfarë mënyre, padroni zikaltër duhet të falenderojë gjermanin Mesut Oezil për paraqitjet e tij të shkëlqyera, cka kompromenton edhe më shumë të ardhmen e brazilianit te Real Madrid.

Me rikthimin nga dëmtimi, duket shumë e vështirë që Kaka të riveshë fanelën e titullarit në “Bernabeu”. Bisedimet mes Interit dhe Realit pritet që të nisin në muajin janar por pengesa më e madhe e Kaka në “San Siro” është refuzimi që mund të bëjë vetë braziliani, pasi ai konsiderohet si një ikonë tek rivalët e Milanit.

Top Channel