Botërori 2022, Zidane promovon Katarin

17/09/2010 15:05

Zinedine Zidane është promovuesi i kandidaturës së Katarit për të pritur botërorin e futbollit 2022.

Lajmërimi është bërë në përfundim të një vizite të një delegacioni të FIFA-s në vendin e vogël arab.

“Futbolli është për të gjithë. Nëse mendoj për të rinjtë e Lindjes së Mesme, ajo që u mungon është një event si kupa e botës”, është shprehur ish-futbollisti i kombëtares franceze.

“E patëm në Afrikë, tani është momenti i Lindjes së Mesme”, ka shtuar ai.

Top Channel