Totti nxehet me Romën: Luajtëm catenaccio

16/09/2010 15:45

Tension në kampin e Romës ku ka ardhur humbja e dytë rresht, ajo ndaj Bayern Munchen në transfertën e vështirë të Champions League.

Kapiteni Totti nuk është aspak i kënaqur nga loja e skuadrës, duke ndezur ambientin verdhekuq. “Ndoqëm rregullin e futbollit ‘catenaccio’, gjithë ndeshjen duke u mbrojtur. Asnjë gjuajtje në portë. Nuk mund të luhet kështu pasi do jetë e vështirë t’i fitojmë ndeshjet”, shprehet sulmuesi italian.

Nga ana tjetër, trajneri Massimo Ranieri nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë deklaratë, duke thënë: “Nuk di asgjë dhe nuk komentoj”. Shoqëria ka zgjedhur heshtjen e shtypit të paktën deri në ndeshjen kundër Bolonjes. Përsa i përket ndeshjes së djeshme, Ranieri theksoi se Roma nuk e kërkoi topin dhe mendoi vetem per t’u kthyer pas.   

Top Channel