Portugalia kërkon ndihmën e “Special One”

16/09/2010 15:05

Atdheu thërret për ndihmë trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit kërkon që “Special One” të marrë drejtimin e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Euro 2012 pasi luzitanët rrezikojnë të ngelen jashtë këtij evenimenti.

Danimarka dhe Islanda në 8 dhe 12 tetor do jenë kundërshtarët e radhës për Portugalinë ku luzitanëve u duhen 6 pikë për të vazhduar të qetë garën eleminatore. Madail do takohet me agjentin e teknikut, me shpresën që Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares pas shkarkimit të Quieroz.

Ndërkohë, tekniku i Sportingut të Lisbonës, Paulo Bento ka deklaruar se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me federatën.  

Top Channel