Ciklizëm, tur i Miqësisë dhe Bashkëpunimit

16/09/2010 11:45

Federata Shqiptare e Ciklizmit në bashkëpunim me Ministrine e Turizmit Kultures Rinisë dhe Sporteve si dhe Bashkia e qytetit të Elbasanit po zhvillojnë Turin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

Ne kete aktivitet marrin pjese 8 skuadra nga 6 cikliste, shqiptare dhe te huaj te kategorive elite dhe Under 23. Mes skuadrave të huaja janë 2 gjermane, 2 maqedonase, 2 skuadra shqiptare, 17-nëntori dhe ekipi i Elbasanit, 1 ekip italian dhe një ekip kroat.

Starti i etapës së parë u bë në qendër të qytetit te Elbasanit për të përfunduar në Lezhë. Gara do te zhvillohet ne 5 etapa ku ciklistët do të kalojnë nëpër Kosovë-Maqedoni e do rikthehen brenda vendit tonë për të bërë mbylljen sërish në Elbasan më datë 20 shator.

Eshte hera e katërt që zhvillohet një aktiviteti i tillë i cili ka nisur në vitin 2000. Ne secilën etapë do te kete 6 fitues dhe ne fund te turit gjithashtu 6 të parët do të marrin cmimet e vendosura nga Federate e Ciklizmit.

Top Channel