Ancelotti: Essien “blerja” jonë më e mirë

16/09/2010 19:30

Rikthimi i Michael Essien ka ringjallur skuadrën e Chelsea që në këtë fillim sezoni njeh vetëm fitore.

Në dy ndeshjet e fundit, ganezi ka shënuar tre gola për blutë e Londrës, duke i dhënë një impuls të ri skuadrës së italianit Ancelotti. Eshtë pikërisht tekniku që i thur lavde mesfushorit, duke thënë se “blerja” më e rëndësishme e Chelsea ka qënë rekuperimi i lojtarit.

“Besoj se Essien është më mirë se një blerje e re. Na mungoi sezonin e shkuar sepse është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Jemi të kënaqur që ai u rikthye në nivele të larta. E rekuperoi gjendjen fizike dhe shpresoj ta ruajë për gjithë sezonin”, thekson Ancelotti.  

Top Channel