Maradona kërkon stolin e Portugalisë

15/09/2010 15:15

Diego Armando Maradona është i interesuar për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë.

Ish tekniku i Argjentinës mendon se mund të drejtojë stolin luzitan pas largimit të Queiroz. Këtë e bën të ditur bashkëpunëtori i ish sulmuesit, Alejandro Mancuso.

“Unë dhe Diego kemi folur për një projekt që na tërheq. Ai deshiron dhe është i disponueshëm por ende nuk ka asnjë kontakt”, thekson ai për gazetën “A Bola”. Për të arritur deri tek pankina e Portugalisë, Maradona duhet të mposhtë konkurrencën e Pekerman, Aguirre dhe Paulo Bento.

Top Channel