Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria tre vende më sipër

15/09/2010 13:45

Shqipëria ka rikuperuar dhe 3 vende në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.

Renditja e 159 përfaqësueseve A e publikuar më 15 shtator ka renditur skuadrën tonë kuqezi në vendin e 67, një rekord historik për vendin tonë nga ky këndvështrim. Padyshim një ndikim pozitiv në këtë përmirësim të pozicionit të Shqipërisë në klasifikimin e FIFA-s, kanë ndikuar ndeshjet e fundit pozitive si miqësore ashtu edhe ato zyrtare të eliminatoreve të kampionatit europian, barazimi me Rumaninë 1-1 në transfertë dhe fitorja 1-0 me Luksenburgun në “Qemal Stafa.  

Ndërkohë ky klasifikim kryersohet nga finalistet e kampionatit botëror, Spanja në vendin e parë, e ndjekur nga Holanda. Menjëherë pas tyre në vendin e tretë dhe të katërt renditet Gjermania dhe Brazili. Rikuperimin më të madh për muajin gusht e ka bërë përfaqësuesja e Malit të Zi falë fitoreve në eliminatoret e europianit. Ata kanë ngjitur plot 33 pozicione duke u ngjitur në vendin e 40-të.

Top Channel