Japoni, zhvillohet ceremonia mortore e Tomizawa-s

15/09/2010 16:25

Eshtë zhvilluar në Japoni ceremonia mortore e pilotit Shoya Tomizawa që humbi jetën tragjikisht në pistën e San Marinos me motorin e tij gjatë garës Moto 2.

I lindur në 10 dhjetor 1990, piloti 20 vjecar garonte për skuadrën franceze Cip Technomag. Gjatë momentit të aksidentit ai po luftonte me Julian Simon, ndërsa Alex De Angelis ndodhej pas tij.

Në një kthese humbi kontrollin duke u përplasur dhunshëm në asfalt dhe më pas u shtyp edhe nga motori i De Angelis si dhe anglezi Redding. Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e datës 5 shtator.

Top Channel