Raikkonen, pranë rikthimit në Formula 1

14/09/2010 16:05

Kimi Raikkonen nuk po shkëlqen në garat Rally, cka e ka bërë të mendojë për rikthimin në botën e Formula 1.

Finlandezi është shumë pranë skuadrës së Renault ku mendohet se do të zëvendësojë rusin Petrov. “Të shohim si do të reagojë Petrov në garat e ardhshme. Ka opsione të tjera, mes të cilëve edhe Kimi Raikkonen”, shprehet për autosport.com kreu i skuadrës franceze Eric Boullier.

Ish piloti i Ferrarit, kampion bote në vitin 2007 mendohet se ia ka bërë i pari propozimin Renault-së. Ndërkohë, Sauber zëvendësoi spanjollin Pedro De La Rosa me gjermanin Nick Heidfeld për shkak të rezultateve të dobëta.  

Top Channel