Nadal fiton US Open

14/09/2010 04:20

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal fiton “Grand Slam” e Shteteve të Bashkuara duke mundur në finale serbin Novak Xhokoviç me rezultatin 3-1.

Iberiku 24 vjeçar fitoi me rezultatet 6-4, 5-7, 6-4 6-2, duke siguruar titullin e tij të parë në US Open.

Kjo fitore e ngjit Nadalin në 9 tituaj Grand Slam dhe tenisti i shtatë në histori që kompleton katërshen me titujt kryesorë të këtij sporti, Wimbledon, French Open, Australian Open dhe US Open.

Top Channel