Mourinho: Rafa të mos shkatërrojë punën time

14/09/2010 15:20

Jose Mourinho nuk gjen paqe në stolin e Real Madrid, duke thumbuar sërish teknikun e Interit, Rafael Benitez.

“Ka hequr foton time nga Apiano Gentile? Mund të bëjë cfarë të dojë por unë mendoj se duhet të përfitojë nga puna që kam bërë unë dhe jo të ndryshojë gjithka”, polemizon portugezi në një intervistë për “France Football”.

Në vijim ai shton se kështu ka vepruar kudo që ka shkuar, madje një gjë të tillë sipas Mourinho-s, e ka bërë edhe Pep Guardiola kur ka marrë drejtimin e Barcelonës pas Rijkaard.

“Për mua kjo do të thotë të jesh një trajner inteligjent. Nëse nuk do të vija këtu, do qëndroja tek Interi. Aty do ishte shumë e lehtë për të fituar tituj të tjerë pasi skuadra është gati. Këtu ka një traditë shumë të vecantë, pasi është një shoqëri legjendare. Kisha dëshirë dhe firmosa pasi cikli me Interin u mbyll. Kur një kapitull mbyllet duhet të kthesh faqe”, shton “Special one”.   
 

Top Channel