KE: Shqipëria, progres për vizat

14/09/2010 15:05

Sipas raportit perfundimtar të Komisionit Europian Shqipëria ka shënuar progres të mirë në permbushjen e 3 kushteve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel mundi të sigurojë dokumentin me shkrim, i cili u është shpërndare sot Parlamentit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Kriteri i pare ka te beje me zhvillimin e nje strategjie dhe politikave per te mbeshtetur riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar: “Eshte bere progres i mire. Strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar 2010-2015 u miratua ne qershor dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithe te kthyerve, perfshire dhe rastet e kthimit vullnetar, dhe ne fokus te vecante eshte kthimi i shqiptareve sipas marreveshjes se riatdhesimit BE-Shqiperi. Strategjia ka nje mekanizem per promovimin e integrimit te te riatdhesuarve qe mbulon nevojat kryesore te tyre, te tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punesimi.”

Por pas vleresimeve pozitive per kriterin e pare komisioni veren se perpjekjet e autoriteteve shqiptare duhet te vijojne edhe me tej: “Ne pergjithesi, perpjekjet per te garantuar zbatim efikas te strategjise se re dhe planit te aksionit duhet te vijojne. Rendesi te vecante do te kete bashkpunimi i ngushte i te gjitha agjensive te perfshira, mbledhja dhe analiza efikase e te dhenave. Do te ishte e keshillueshme qe te rishikohej rregullisht strategjia dhe plani i aksionit sipas eksperiences se perftuar “

Ne kriterin e dyte mbi zbatimin efikas te luftes ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, vendi vleresohet te kete bere gjithashtu progres te mire ne forcimin e kapaciteteve investiguese dhe administrative si dhe ne rritjen e aktivitetit hetimor, por rastet e denimit mbeten te ulta sipas raportit.

”Numri i rasteve ku nje vendim gjyqesor eshte marre mbetet ende i ulet, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet te reflektohet ne satistikat e gjyqesorit me njefare vonese”, thuhet në kriterin e dytë.

Ndersa vleresohen disa amendime te bera se fundi ne kuadrin ligjor, si trajnimet dhe bashkepunimi mes institucioneve ne fushen e krimit te organizuar, per korrupsionin theksohet se nevojitet me shume progres per te realizuar ne vecanti hetimi efikas qe sipas Komisionit pengohet nga imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve.

”Ne shumicen e rasteve te korrupsionit qe jane hetuar jane te perfshire zyrtare te nivelit te ulet. Megjithese ne disa raste eshte hequr dore nga imuniteti i gjyqtareve per te investiguar akuzat per korrupsion. Autoritetet kompetente hetimore duhet te jene me proaktive dhe perdorimi i mjeteve per analizen e riskut duhet te zgjerohen. Me shume progres duhet bere per te amenduar legjislacionin per te garantuar se shtrirja e gjere e imunitetit te gjyqtareve dhe politikaneve nuk rrezikon hetimin efikas te rasteve te korrupsionit”, thuhet më tej në kriterin e dytë.

Per kriterin e trete mbi konfiskimin e aseteve kriminale, dokumenti vlereson se eshte bere progres i mire: “Ne menyre qe te arrihet zbatimi efikas i ligjit te Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e te ardhurave nga krimi, i ashtuquajturi ligji “antimafia”,  burimet njerezore te njesise qe merret me hetimin e aseteve te krimit te organizuar, ne nivel qendror e lokal, jane shtuar ne menyre thelbesore.Duhet te garantohet interpretimi i bashkuar per zbatimin e legjislacionit nga te gjithe prokuroret. Eshte planifikuar nje rritje e stafit te agjensise per administrimin e aseteve kriminale.”

Pas dorezimit te ketij dokumenti, Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Europian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave ne mbledhjen e 27-28 shtatorit, per t’i kaluar me pas seances plenare ne tetor.

Shqyrtimi i kesaj ceshtje nga ministrat e Brendshem europiane eshte planifikuar ne 8-9 nentor. Ne rast se ne kete Keshill merret vendim pozitiv, qytetaret shqipetare te pajisur me pasaporta biometrike mund te levizin lirshem ne zonen shengen te BE qe ne fillim te dhjetorit te ketij viti.
 

Top Channel